THE REPUBLIC OF KOSOVO MINISTRY OF EDUCATION, SCIENCE
TECHNOLOGY AND INNOVATION

MASHTI

Të dashur nxënës, prindër dhe mësimdhënës,

Me qëllim të ofrimit të sa më shumë mënyrave dhe burimeve të mësimit në distancë për nxënësit e Republikës së Kosovës gjatë situatës së emergjencës për shkak të pandemisë COVID-19, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) e ka përgatitur një listë të platformave që kanë materiale mësimore për mësim në distancë, të cilat e kanë ofruar falas qasjen për nxënësit kosovarë gjatë këtyre ditëve të pandemisë.


Këto platforma dhe materialet e tyre mësimore janë krijuar nga persona dhe kompani private në mënyrë të pavarur, rrjedhimisht përmbajtjet e tyre nuk janë të konfirmuara nga MASHTI. Andaj, nëse dikush vëren ndonjë përmbajtje që është në kundërshtim me kushtetutën, ligjet ose kurrikulën shtetërore të Kosovës, atëherë menjëherë të lajmërojnë në ministri. Në të njëjtën kohë kërkojmë nga prindërit që vazhdimisht të jenë në mbikëqyrje të fëmijëve të tyre gjatë kohës sa janë duke shikuar këto platforma.


Këto platforma kanë materiale për lëndë e klasë të ndryshme dhe në formate të ndryshme. Për të pasur qasje në përmbajtjet e këtyre platformave, disa prej tyre kërkojnë të regjistroheni personalisht (login), disa e kanë një “username” dhe “password” të përgjithshëm për të gjithë, ndërsa disa nuk kërkojnë fare të regjistroheni.


MASHTI do ta plotësojë vazhdimisht këtë listë me platforma të tjera me materiale mësimore të gatshme (nëse ofrohen falas), prandaj ju rekomandojmë që ta përcillni vazhdimisht këtë faqe.

MASHTI i falënderon të gjitha këto platforma që kanë pranuar që investimin, punën dhe mundin e tyre ta ofrojnë falas për nxënësit tanë!

Khan Academy

Në këtë platformë ka materiale të ndryshme edukative e mësimore për fëmijë prej moshës 2 vjeçare, si dhe për nxënës të klasave 1 – 12 për lëndë të ndryshme, si: Matematikë, Shkenca, Arte, Teknologji, Ekonomi, etj..
Për qasje në këtë platformë nuk ka nevojë për regjistrim (login). Sapo të futeni në ueb faqe përmes linkut, shkoni te “Courses” ose te menyja dhe kërkoni materialet që ju interesojnë sipas klasave dhe lëndëve.

CK-12

Në këtë platformë ka materiale mësimore e përmbajtje për lëndë të ndryshme mësimore për klasat 1 – 8, por për disa lëndë edhe për klasat 9 – 12. Platforma ofron materiale mësimore dhe ide e modele mësimi, aktivitete e udhëzime praktike për lëndët: Matematikë,Shkenca natyrore, Shkenca shoqërore, Gjuhë Angleze, etj..
Për qasje në këtë platformë nuk ka nevojë për regjistrim (login).

Platforma III

Përshkrimi i platformës